Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shuhen zjarret në zonat pyjore të Shkodrës, në Xath vijon ende ‘lufta’ me flakët
Sipas raportimeve të vrojtuesve pyjorë, vatrat e zjarreve të shfaqura ditën e djeshme janë shuar dhe aktualisht nuk ka zjarre aktive në zonat pyjore të Bashkisë Shkodër. Në kënetën e Domit, Njësia Administrative Velipojë (Zonë e Mbrojtur), sipas punonjësve të Drejtorisë përkatëse, nuk ka flakë, por vetëm tym, i cili nuk paraqet rrezik përhapjeje. Në fshatin Xath, Njësia Administrative Blerim, vijon operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit masiv në malet e Xathit. Bashkia po angazhon të gjitha kapacitetet njerëzore e logjistike, me mbështetje nga forcat e ushtrisë dhe komuniteti vendas. Sapo ka mbërritur helikopteri për ndërhyrje ajrore, i cili po angazhohet për izolimin e vatrave aktive. Terreni është tepër i vështirë, por pritet që me ndërhyrjen nga ajri të arrihet neutralizimi i zjarrit. Në...