Gjykata do të vendosë për kërkesën për paraburgim ndaj Morinës, i dyshuar për krime lufte

Gjykata do të vendosë për kërkesën për paraburgim ndaj Morinës, i dyshuar për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë do të vendosë sot për kërkesën e prokurorëve për ta dërguar në paraburgim Ramadan Morinën, i cili u arrestua të martën nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë. Morina doli sot para gjykatës në kryeqytet, pasi prokurorët kërkuan 1 muaj paraburgim për të. Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon atë se mori pjesë në masakrimin e 34 civilëve shqiptarë në në një fshat të Malishevës, në juglindje të vendit. “R.M. dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, më 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”, sipas Prokurorisë. Prokuroria tha se kundër të akuzuarit ka siguruar...