Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, juristët: Duhet të përfshihen edhe zjarret e përmbytjet

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, juristët: Duhet të përfshihen edhe zjarret e përmbytjet

Qeveria ka hapur për konsultim publik projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”, por juristi Ardian Stamo në komentin publik që i bëri projektit paralajmëron se drafti, në formën aktuale, jo vetëm që cenon të drejtat kushtetuese të pronarëve dhe konkurrencën në treg, por edhe lë jashtë mbulimit një gamë të gjerë rreziqesh të tjera që prekin realisht banesat.Sipas tij, sigurimi nuk duhet të kufizohet vetëm tek tërmetet, por të përfshijë edhe fatkeqësi të tjera natyrore, si zjarret dhe përmbytjet.“Nëse ligji synon mbrojtjen e pronës, nuk mund të injorojë rreziqet më të shpeshta e me pasoja të rënda ekonomike dhe sociale, si zjarri dhe uji. Vetëm kështu sigurimi bëhet realisht i dobishëm dhe atraktiv për qytetarët,” thekson Stamo.Sipas tij, përfshirja e mbulimit nga...