DW: Çfarë thotë e drejta ndërkombëtare për territoret?

DW: Çfarë thotë e drejta ndërkombëtare për territoret?

Nga Radio shtetërore gjermane, DW E drejta ndërkombëtare ka udhëzime të qarta për njohjen e cedimit të territorit, thotë eksperti Pierre Tilberger. Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një traktat paqeje me Rusinë. Asokohe presidenti i SHBA-së tha se marrëveshja me Putinin përcakton që gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi, duhet t’i përkasë Rusisë. “Një vendim nga Rusia dhe SHBA-ja mbi Ukrainën është ligjërisht i paimagjinueshëm, edhe nëse politikisht po bëhet gjithnjë e më i mundshëm”, thotë Pierre Tilberger, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Ruhr në Bochum. Pa pëlqimin e Ukrainës, nuk mund të ketë një traktat të tillë paqeje. E drejta ndërkombëtare moderne bazohet në “barazinë sovrane të...