Ulen temperaturat, në zonat malore reshje shiu

Ulen temperaturat, në zonat malore reshje shiu

Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në shumicën e territorit, ndërsa në orët e mesditës do të ketë shtim të vranësirave, kryesisht mbi relievet malore. Sipas parashikimeve, në zonat malore vranësirat do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët, të cilat do të ndërpriten në orët e mbrëmjes. Era do të fryjë nga drejtimi juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore ajo pritet të arrijë deri në 9 m/s. Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët, në nivelin 1-2 ballë.