Zjarret në Gramsh, ende vatra aktive në Kodovjat dhe Skënderbegas

Zjarret në Gramsh, ende vatra aktive në Kodovjat dhe Skënderbegas

Situata e zjarreve në fshatrat e Gramshit vijon të jetë problematike, ku vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri. U bë me dije se në njësinë administrative të Ermenjit, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa aktualisht ka ende vatra aktive, por puna për shuarjen e tyre vijon intensivisht. Kushtet atmosferike janë më të favorshme sot, pasi mungesa e erës ka ndihmuar në përparimin e punës së ekipeve në terren. Ndërkohë, në zonat e Kodovjatit dhe Skënderbegasit, mbeten ende disa vatra aktive. Përqendrimi i forcave është i fokusuar në këto zona, ku përfitimi nga qetësia e motit po ndihmon në menaxhimin e situatës me më shumë efikasitet.