Tre vatra aktive në qarkun e Beratit, më problematikja në Poliçan

Tre vatra aktive në qarkun e Beratit, më problematikja në Poliçan

Edhe në qarkun e Beratit, situata e zjarreve është problematike, teksa u raportua se vijojnë të jenë aktive tre vatra zjarri. U raportua se vazhdon të jetë aktive zjarri në Zonën e Mbrojtur Balloll në Poliçan. Vatra me intensitet mesatar po zhvillohet në disa drejtime, në drejtim të fshatit Plashnik i madh, në drejtim të lagjes Selenicë të fshatit Çorogjaf, si dhe vet sipërfaqen pyjore. Zjarri zhvillohet brenda pyllit në terren të vështirë dhe pritet edhe ndërhyrja nga ajri. Në terren janë prezente forca të ushtrisë, 1 mjet zjarrfikës, 6 zjarrfikës të ushtrisë, 5 punonjës të ADZM Berat, ndërkohë që pritet të shkojnë dhe dy grupe nga Poliçani. Vatra tjetër aktive është në fshatin Velçan të njësisë administrative Berat, ku terreni e bën të vështirë...