Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan
Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin 2025 janë shkrumbuar 49 mijë hektarë pyje me 93 vatra zjarri të identifikuara, policia ka bërë edhe një bilanc të zjarrvënieve të qëllimshme të konstatuara prej tyre. Sipas Bluve, në të gjithë vendin, përgjatë muajve qershor, korrik dhe deri sot, janë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar, ndërsa 91 janë proceduar penalisht. Policia bën me dije se Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale, në drejtimin e drejtuesve të qarqeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vijojnë të jenë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e...