Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarri në Gërmenjë/ Përhapja e zjarrit ‘niset’ drejt territorit grek, terreni i rrezikshëm, shkak shpërthimi i minave
Që në orët e para të mëngjesit, forcat zjarrfikëse dhe strukturat mbështetëse janë angazhuar në terren për të monitoruar dhe kontrolluar vatrën, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit brenda zonës së mbrojtur të parkut. Situata e zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës mbetet e pandryshuar, por me një përhapje më të madhe të sipërfaqes së djegur drejt territorit grek, për shkak të erërave që kanë favorizuar lëvizjen e flakëve. Në operacion janë përfshirë rreth 40 forca dhe 9 mjete: 11 forca zjarrfikëse me 2 mjete zjarrfikëse, 6 forca të Zonave të Mbrojtura, 5 vullnetarë, 9 forca ushtarake (5 xhenierë, 4 kimistë) me 2 mjete ushtarake, 3 forca policie me 1 mjet policie, 4 forca pyjore me 1 mjet pyjor, 6 forca të...