Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kryeministri Rama për zjarret: Situata e përmirësuar falë sakrificave e mundimeve, i neveritur për lehaqeniet që vazhdojnë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mëngjes në rrjetet sociale lidhur me situatën e zjarreve që po përfshijnë vendin dhe rajonin, duke theksuar gatishmërinë e strukturave dhe përkushtimin e njerëzve në terren, ndërsa shprehu shqetësimin për rrezikun e vazhdueshëm dhe për sjelljen sipërfaqësore të disa zërave publikë. Në një status të publikuar në Facebook, Rama shkruan se, ndonëse situata është e përmirësuar falë “mundimeve dhe sakrificave”, rreziqet dhe të papriturat mbeten të pranishme në çdo moment. Ai falënderoi të gjithë ata që janë në shërbim të përballimit të flakëve, por nuk i kurseu tonet e ashpra ndaj atyre që, sipas tij, “krehin veten para pasqyrave mediatike”. “Dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh...