Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump: Putin do të përballet me pasoja shumë të rënda, nëse nuk arrihet armëpushimi në Ukrainë
Vladimir Putin do të përballet me “pasoja shumë të rënda” nëse nuk bie dakord për një armëpushim në luftën në Ukrainë gjatë samitit të tij me Donald Trump në Alaskë. Kështu ka deklaruar të mërkurën presidenti amerikan. Duke folur për mediat pas një telefonate me Volodymyr Zelensky-n dhe liderë të tjerë evropianë, përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer, Trump sugjeroi gjithashtu se do të kërkonte një samit të dytë nëse takimi me Putin-in do të shkonte mirë, kësaj here duke përfshirë edhe homologun e tij ukrainas. “Nëse i pari shkon mirë, do të kemi një të dytë shumë shpejt,” u tha Trump gazetarëve në Uashington, citon The Guardian. “Do të doja ta bëja pothuajse menjëherë dhe do të kemi një takim të dytë të shpejtë mes presidentit Putin, presidentit...