Daja: Dinamo tenton përmbysjen ndaj Hajduk

Daja: Dinamo tenton përmbysjen ndaj Hajduk

Trajneri Ilir Daja doli të mërkurën në konferencë për shtyp, ku foli për ndeshjen e sotme kundër Hajduk Split, e vlefshme për turin e tretë të UEFA Conference League. E vajtjes 2-1 për kroatët. Sot në “Air Albania” ora 20:45. Mes të tjerash trajneri dinamovit theksoi: “Është një ndeshje më e vështirë se e para në Split. Arsyeja është se e nisim në disavantazh. Duhet të shkojmë drejt golit, por është shumë e vështitë. Ata kanë një skuadër të fortë, për këtë ka meritë stafi teknik, por kanë edhe individë të mirë. Ne duhet të jemi të ekuilibruar në lojë. Sigurisht, nuk do të futemi të dorëzuar në fushë. Jemi përgatitur për kohën që kemi pasur në dispozicion. Janë 2-3 lojtarë që kanë pasur shqetësime...