Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rusia bllokon WhatsApp dhe Telegram, i akuzon platformat se nuk bashkëpunojnë me ligjin
Rusia ka vendosur kufizime të pjesshme ndaj aplikacioneve të njohura të mesazheve WhatsApp dhe Telegram, duke i akuzuar ato për dështim në ndarjen e informacionit me autoritetet, sidomos në rastet që lidhen me mashtrime dhe terrorizëm. Përplasjet mes Moskës dhe platformave të huaja teknologjike nuk janë të reja, por janë thelluar ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Kritikët thonë se Rusia po e përdor këtë konflikt si një justifikim për të zgjeruar kontrollin mbi internetin dhe për të kufizuar liritë dixhitale. Presidenti Vladimir Putin ka autorizuar zhvillimin e një aplikacioni të ri mesazhesh, të mbështetur nga shteti dhe të integruar me shërbimet publike, në kuadër të përpjekjeve për të krijuar një “sovranitet dixhital”. Qëllimi është të promovohen platformat vendase dhe të reduktohet varësia...