Shqipëria po digjet!

Shqipëria po digjet!

Nga Mariela Shkurta Me trishtim të madh lexoja sot (13 gusht) reagimin e një kryeministri, ku në vargjet e tij shihej qartë: asnjë keqardhje për gjendjen e rëndë që po kalon sot Shqipëria jonë, e cila kur u krijua kishte gjithë vëmendjen e Zotit, duke e pikturuar deri në detaj natyrën, malet, fushat e saj, e me një vijë bregdetare si askund tjetër.Sot, kryeministri bëri një inventar të kapacitetit të mjeteve të emergjencave në shtetet fqinje, një absurditet i paprecedent, një tallje, një përçmim, një shkelje e inteligjencës që të vë në siklet kur e lexon. Natyrshëm, të lind një pyetje: si ka mundësi që një individ të ketë fuqinë e talljes kaq haptazi me inteligjencën e një kombi të tërë?!Pas kësaj pyetje, mua më...