Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug të vendit

Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug të vendit

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) ka raportuar se në bashkitë Delvinë, Gramsh dhe Finiq, si pasojë e flakëve, janë djegur 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh. Grupet e punës të ngritura nga AKVMB janë në terren për të vlerësuar plotësisht dëmet dhe për t’u ardhur në ndihmë fermerëve. Një nga prioritetet kryesore është groposja e kontrolluar e kafshëve të ngordhura për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve. Deri më tani, sipas protokolleve veterinare, janë groposur 39 krerë bagëti të imta dhe gjedh. Dëmet sipas zonave Fshati Sirakat, Bashkia Finiq- Një stallë me 4 viça u dogj plotësisht, si dhe 197 zgjoje bletësh. Bashkia...