Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Agjenti i Vinicius zbarkon në klubin e bardhë, rifillojnë bisedimet për rinovimin e brazilianit
14 Gusht 2025 7:45 Alfred Lleshi Në shtëpinë e Real Madridit prej kohësh është temë e nxehtë çështja e rinovimit të sulmuesit Vinicius Junior, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2027. Klubi i bardhë dëshiron të lëvizë në kohë për “ta blinduar” edhe më shumë brazilianin, që të mos rrezikohet nga surpriza kur t’i mbetet vetëm një vit nga skadimi i kontratës. Sot, siç raporton “El Chiringuito”, agjenti i sulmuesit ka mbërritur në selinë qendrore të Valdebebas, duke shmangur pyetjet e gazetarëve dhe refuzuar të përgjigjej në lidhje me të ardhmen e mundshme të lojtarit të lindur në vitin 2000. Vullneti i palëve është që të nisin menjëherë bisedimet për rinovimin, edhe pse është e vështirë që marrëveshja të arrihet para fundit të...