Zyra e BE në Tiranë reagon për rastin news24

Zyra e BE në Tiranë reagon për rastin news24

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri reagoi të mërkurën (13.08.2025) për bllokimin e transmetimit të televizionit informativ News 24, godina e të cilit pritet të shndërrohet në fabrikë për prodhimin e armëve. Në një deklaratë të shkurtër në Facebook, Delegacioni i BE-së shprehet se mosmarrëveshjet midis palëve duhet të zgjidhen duke respektuar ligjin dhe procedurat e rregullta, pa cënuar lirinë e medias. “Është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cënojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe  për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre” – thuhet në reagimin e Delegacionit. Zyra e BE-së shton se po e monitoron nga afër situatën dhe kërkon një zgjidhje ligjore, duke rikujtuar se liria e gazetarëve është thelbësore...