Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Aksident në Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy makina
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku janë përplasur dy automjete, një tip Mercedes dhe një tip Citroen. Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.