Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga
Katër adoleshentë janë arrestuar për grabitjen ne shtëpinë e aktorit Brad Pitt. Të dyshuarit dyshohet se qëndrojnë pas një numri “vjedhjesh shtëpish nga personazhe të famshëm” që kishin në shënjestër shtëpitë e aktorëve dhe atletëve profesionistë, tha shefi i Policisë së Los Angeles, Jim McDonnell. Ai tha se të dyshuarit meshkuj, dy 18-vjeçarë, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar, janë anëtarë të bandave të rrugës. Policia nuk i identifikoi personat, pronat e të cilëve u vunë në shënjestër, por personazhe të famshëm, përfshirë Nicole Kidman dhe Keith Urban, lojtarin e LA Dodgers, Yoshinobu Yamamoto dhe ish-sulmuesin e LA Football Club, Olivier Giroud, kanë raportuar vjedhje këtë vit. Hetimi filloi në fund të qershorit pasi shtëpia e Pitt u bastis nga një treshe hajdutësh të maskuar. McDonnell...