Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Daniel Day-Lewis rikthehet në filmin e parë pas tetë vitesh mungesë
Daniel Day-Lewis është kthyer sërish në botën e aktrimit me një foto të parë në filmin ”Anemone”, sipas “The Hollywood Reporter”. Projekti nga “Focus Features” do të ketë premierën në “Festivalin e Filmit në New York”, i cili nis më 26 shtator dhe zgjat deri më 13 tetor dhe shënon rikthimin e fituesit të trefishtë të çmimit “Oscar” pas tetë vitesh “në pension”. Është debutimi i parë i tij si regjisor në një film me metrazh të gjatë për djalin e Lewis, Ronan Day-Lewis dhe është bashkëshkruar nga të dy ata. Përshkrimi zyrtar e cilëson “Anemone”-n si “një dramë familjare magjepsëse për jetë të shkatërruara nga trashëgimi të dukshme, të pajetueshme të dhunës politike dhe personale”. I vendosur në veri të Anglisë, filmi ndjek një...