Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Izraeli miraton planin për pushtimin e plotë të Gazës, nis negociatat me 5 vende për zhvendosjen e palestinezëve
Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Gjenerali Eyal Zamir, tha se ushtria ka miratuar planet për të pushtuar Gazën. “Ne kemi miratuar planet për të pushtuar Gazën. Tani jemi në Liban dhe në të njëjtën kohë po operojmë në Siri, Jemen, Jude dhe Samari (Bregun Perëndimor) dhe po monitorojmë ngjarjet në Iran. Ne jemi në një luftë shumëfrontëshe”, tha ai. Ndërkohë, Izraeli është në bisedime me pesë vende Indonezinë, Somalinë, Ugandën, Sudanin e Jugut dhe Libinë në lidhje me zhvendosjen e mundshme të palestinezëve nga Rripi i Gazës, raportuan mediat izraelite. “Disa vende po tregohen më të hapura se më parë për të pranuar zhvendosjen vullnetare nga Rripi i Gazës”, raportoi një burim diplomatik, duke përmendur në veçanti Indonezinë dhe Somalinë. Megjithatë,...