Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarret në Greqi/ Situatë alarmante në Patra, evakuuohen banorët e 25 zonave
Situata në frontin e zjarreve në Patra, qyteti i tretë më i madh i vendit, mbetet ende tragjike dhe jashtë kontrollit. Zjarret që kanë shpërthyer të martën detyruan evakuimin e banorëve të të paktën 25 vendbanimeve, ndërsa urdhërohen banorët e shumë zonave të braktisin shtëpitë e tyre, raporton korrespondenti i Top Channel, Aleksandër Marku. Në ditën e dytë, flakët që digjnin ullishte dhe pyje pishe jashtë qytetit,tashmë kanë mbërritur në lagjet periferike duke djegur shtëpi dhe biznese në zonën industriale dhe duke ndërprerë trafikun rrugor dhe hekurudhor. Dy spitale janë evakuuar ashtu si edhe një qendër për të moshuarit. Nuk janë raportuar viktima, por dëmet janë të shumta. Vetëm në doganën e Patrës janë djegur mbi 550 automjete të konfiskuara. Mbi 5000 zjarrfikës në të...