Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vlorë/ Dy vatra të mëdha zjarri përfshijnë fshatin Kuç
Situata me zjarret në jug të Shqipërisë po përkeqësohet me ritme shqetësuese. Pas Delvinës, Finiqit, Tepelenës dhe Gjirokastrës, dy vatra të reja zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Kuç, në territorin e Vlorës. Pamjet nga terreni tregojnë përmasa të frikshme të flakëve të cilat po përhapen me shpejtësi. Nga veriu në jug, Shqipëria po përballet me dhjetëra vatra aktive, të nxitura nga vapa përvëluese dhe erërat e forta, duke rrezikuar banesa, fshatra dhe parqe kombëtare.