“Ndaloni vrasjen e fëmijëve” / UEFA mesazh të fortë nga fusha për konfliktin që po trondit botën

“Ndaloni vrasjen e fëmijëve” / UEFA mesazh të fortë nga fusha për konfliktin që po trondit botën

Një mesazh i fuqishëm dhe simbolik u shfaq përpara fillimit të finales së Superkupës së UEFA-s mes PSG dhe Tottenham në stadiumin “Dacia Arena” në Udine. Në një akt të rrallë, futbollistët dhe fëmijët që i shoqëronin në fushë mbajtën një banderolë me mesazhin e qartë: “STOP KILLING CHILDREN. STOP KILLING CIVILIANS” (Ndaloni vrasjen e fëmijëve. Ndaloni vrasjen e civilëve). Ky veprim i paprecedentë për një ngjarje të këtij niveli, ku politika rrallëherë përzihet hapur me sportin, u përshëndet nga publiku, ndërsa menjëherë ndezi debat në rrjetet sociale për atë që shumë e konsiderojnë një mesazh të koduar drejtuar një konflikti specifik – ku pasojat më të rënda i kanë pësuar civilët, veçanërisht fëmijët. Edhe pse UEFA nuk përmendi drejtpërdrejt asnjë shtet apo palë të...