Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kur dashuria për kafshët sfidon flakët, imazhet që po bëjnë xhiron e rrjetit
Zjarret që po shkrumbojnë zona si Akaia, Preveza, Kiosi dhe Kefalonia në Greqi, jo vetëm që po djegin pyje dhe shtëpi, por gjithashtu po kërcënojnë njerëzit dhe kafshët e bllokuara në flakë. Qentë, macet, delet, kuajt, lopët dhe kafshë të tjera, shoqërues besnikë të njerëzve, po përballen me terror. Në një kohë kur njerëzit luftojnë për të shpëtuar pronën e tyre dhe për të evakuuar zonat, kafshët nuk kanë asnjë mënyrë për t’i shpëtuar flakëve. Nga fronti i zjarreve ka edhe imazhe shprese. Mediat helene kanë publikuar imazhe të kafshëve që i shpëtojnë zjarrit dhe e gjejnë veten në krahët e shpëtimtarëve. Xhiron e rrjetit e ka bërë fotoja që tregon një djalë në Akaia që me motorin e tij nxiton ti shpëtojë flakëve dhe...