Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Real Madrid e regjistron zyrtarisht Franco Mastantuono-n si lojtar i ekipit të dytë, ja arsyeja
13 Gusht 2025 21:27 Telesport Real Madrid ka bërë 4 transferime të bujshme këtë verë dhe njëri prej tyre është ai i Franco Mastantuono nga River Plate, për të cilin u pagua mbi 60 milionë euro. Ditën e nesërme që talenti argjentinas mbush 18 vjeç, do të bëhet prezantimi i tij zyrtar te klubi madrilen, në mesditë. Mediat spanjolle kanë zbuluar sot një prapaskenë të veçantë. Klubi madrilen ka vendosur të regjistrojë Franco Mastantuonon tek ekipi i dytë, Real Madrid Castilla, në mënyrë që të lërë një vend të lirë në skuadrën kryesore në rast të ndonjë transferimi të mundshëm deri në fund të merkatos. Regjistrimi i tij te Real Madrid Castilla nuk do të thotë që ai nuk do ketë shanse të luajë për...