“Jam e lumtur që im shoq është gjallë” / Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

“Jam e lumtur që im shoq është gjallë” / Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje me zjarrin, ai tregon për agjencinë e lajmeve Reuters dëmet që ka pasur. “Mos i ndodhtë asnjërit, askund, mos pafshim asnjëherë gjëra të tilla”, tha Çoniku. 65-vjeçari tregon se nuk pranoi të largohej nga prona e tij, pasi autoritetet dhanë urdhër për evakuim, sepse donte të mbronte shtëpinë dhe bagëtitë. “Jam marrë me objektet. S’e mbajta dot objektin, punën time 35-vjeçare. Mundi im e djersa ime e 35 viteve. Zoti më dha fuqi që kam ruajtur vetëm shtëpinë për të fjetur gjumë”, shtoi ai. Çlirimi tregon se ka humbur vreshtat e tij, më shumë se 500 pemë ulliri dhe të...