Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama njofton se strukturat shtetërore vijojnë pa ndërprerje përpjekjet për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë vendin. Po ashtu, ai vlerësoi edhe ndihmën e partnerëve të huaj në këto operacione, me mjete fluturuese. Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama: “Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin. Gjatë 24 orëve të fundit: 34 vatra aktive 13 të izoluara dhe të shuara Në operacione janë angazhuar: Dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në të gjitha bashkitë e prekura...