Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rrezikonte shtëpitë, banorët dhe zjarrfikësit fikin zjarrin në Lazarat
Zjarri në Lazarat i cili ishte kërcënim për banesat, por që rrezikonte të ëprhapej dhe në Gjirokastër është vënë nën kontroll plotësisht. Bëhet me dije se zjarri është fikur plotësisht falë ndërhyrjes së Shërbimit të MZSH Gjirokastër, të ndihmuar edhe nga disa banorë të fshatit Lazarat. Grupi i MZSH Gjirokastër do të qëndrojë në zonë deri nesër për të monitoruar terrenin, në rast se ndodh ndonjë riaktivizim i flakëve.