Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Qeveria mori masa për të ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje të të drejtave të njeriut”, raporti i DASH për Shqipërinë: Paraburgimi i zgjatur mbetet problem
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për vitin 2024, në lidhje me të drejtat e njeriut, përfshirë dhe Shqipërinë. Sa i përket vendit tonë, në raport theksohet nuk pati ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit. Sipas raportit, qeveria ndërmori hapa të besueshëm për të identifikuar dhe ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje të të drejtave të njeriut. Por më tej theksohet se sa i përket seksionit për arrestimet dhe paraburgimin, aplikohet në formë të zgjatur dhe pa akuza. Sipas raportit, evidentohet se Avokati i Popullit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social kanë evidentuar se zgjatja e periudhës së paraburgimit mbetet një problem i vazhdueshëm. “Ligji dhe kushtetuta ndalonin arrestimin dhe ndalimin arbitrar...