Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Një ditë sakrifice dhe krenarie”, Rama për zjarret: Gatishmëria është maksimale!
Kryeministri Edi Rama njofton në Facebook-un e tij se strukturat shtetërore vijojnë pa ndërprerje përpjekjet për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë vendin. “Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin”, shkruan kreu i qeverisë. Gjatë 24 orëve të fundit, situata e zjarreve ka qenë intensive, me 34 vatra aktive dhe 13 të izoluara dhe të shuara. Në terren po operojnë dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare, si dhe 5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair. Përveç tyre, po përdoren qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete për evakuimin dhe...