“Shpërthen” Kalaja e Berishës: T’i vëmë flakën Surrelit. Me lekët e të brendshmeve të grave të këtyre ne…

“Shpërthen” Kalaja e Berishës: T’i vëmë flakën Surrelit. Me lekët e të brendshmeve të grave të këtyre ne…

Personazhi fantazmagorik i establishmentit të Sali Berishës ka goditur përsëri, me qëndrimet e saj “të forta”. Pasi tronditi dynjanë me thirrjen për të sulmuar ambasadën amerikane në Tiranë, e vendosjen e tritolit për të prishur kullat e Tiranës, Adriana Kalaja shkruan në faqen e saj në rrjetet sociale se “Duhet t’ja çojmë zjarrin në Surrel, që të kuptojë sa djeg……” Në postimin e saj, Kalaja kaja ka shkruar më pas një përrua psiqik, duke shturur tërë fantazinë e saj erotike, duke sulmuar gratë e PS-së, e të tjera “metafora” siç di ajo. Por përdorimi i zjarrëvenies si metaforë, nuk duket se ndihmon në situatën dramatike që ka kapluar vendin. Përveçse eksiton ca militantë apo trushthurur për të vijuar aksionin piroman, si “një gjest revolucionar”.