Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka magjepsin publikun në Porto Palermo Festival
Porto Palermo Festival solli një mbrëmje të paharrueshme në Kalanë e Ali Pashës, ku qielli dhe deti u mbushën me tingujt e muzikës klasike shqiptare. Dy prej emrave më të njohur të skenës, tenori Kastriot Tusha dhe pianisti Ardian Trebicka, u bashkuan në një koncert që tejkaloi kufijtë e një performance të zakonshme. Në repertor u ndërthurën serenata të ëmbla dhe perla të muzikës së kultivuar shqiptare, të cilat, në sfondin magjik të mureve shekullore dhe valëve të detit, morën një jetë të re. Çdo notë dhe melodi përcolli emocione të thella, duke u kthyer në histori dashurie, kujtimesh dhe ëndrrash të rikthyera për publikun. Ky koncert la pas një ndjesi të fortë se arti dhe natyra, kur bashkohen, krijojnë përjetime që mbeten gjatë në...