Shuhet zjarri në malin e Sopotit, situata vendoset nën kontroll

Shuhet zjarri në malin e Sopotit, situata vendoset nën kontroll

Flakët e zjarrit që pushtuan malin e Sopotit mbi fshatin Lazarat të Gjirokastrës, aktualisht janë vënë nën kontroll. Falë ndërhyrjes nga ekipet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Libohovës dhe Dropullit është bërë e mundur që zjarri që u përhap nga Delvina të fiket plotësisht. Në mbështetje të tre reparteve zjarrfikëse kanë qenë edhe efektivë të Forcave të Armatosura si edhe banorë të zonës. Megjithatë pavarësisht vendosjes nën kontroll të situatës dhe neutralizimit të vatrës së zjarrit, një nga grupet e zjarrfikëses Gjirokastër do të qëndrojë në zonë për të mbajtur nën mbikëqyrje situatën.