Zjarri në Gramsh, rreth 40 banesa të shkrumbuara nga flakët! Banorë të evakuuar dhe frikë për vatra të reja 

Zjarri në Gramsh, rreth 40 banesa të shkrumbuara nga flakët! Banorë të evakuuar dhe frikë për vatra të reja 

Nga të dhënat paraprake, rreth 40 shtëpi në fshatrat e Gramshit janë djegur nga zjarri dhe janë kthyer të pabanueshme, megjithëse ende nuk ka përfunduar evidentimi i plotë për shkak se flakët vazhdojnë me intensitet. Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se sa i përket aspektit të blegtorisë, katër fshatra të cilat nuk patën kohë të përgatiteshin për evakuimin, Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër ishin më të dëmtuara dhe sipas verifikimeve në terren një numër prej 50-60 bagëtish janë gjendur të djegura dhe disa dhjetëra kafshë pune që nuk kishin arritur të dilnin nga strehat. Ditën e sotme u morën masa për groposjen. Edhe ato bagëti që i kanë mbijetuar flakëve në fshatrat më të thella ku nisi vatra e zjarrit thuajse...