Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Papa Leone: Duhet të arrihet një marrëveshje Trump-Putin për t’i dhënë fund dhunës
Papa Leone XIV tha sot në takimin që do të mbahet mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin kushtuar luftës në Ukrainë, duhet të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund dhunës. “Unë gjithmonë shpresoj për një armëpushim, një fund të dhunës dhe një marrëveshje”, i tha Papa gazetarit të ANSA-s. Takimi i liderëve evropianë, Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe Trump u zhvillua sot përpara takimit midis Presidentit të SHBA-së dhe Presidentit rus Vladimir Putin në Alaska, ku ata do të diskutojnë mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.