‘Shqipëria po digjet’, Balliu: Rama shpenzon për luks me avionë privatë

‘Shqipëria po digjet’, Balliu: Rama shpenzon për luks me avionë privatë

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Balliu shkruan se, Rama nuk investon asnjë qindarkë për mbrojtjen e vendit nga zjarret, por shpenzon vetëm për luksin e tij me avionë privatë. ‘Shqipëria po digjet me 24 vatra zjarri! Kjo ndodh sepse qeveria nuk investon asnjë qindarkë për mbrojtjen e vendit dhe emergjencat civile, fondet vidhen ose shpenzohen për luks: nga avionët privatë deri te tapetet 80 mijë euro. Jetët dhe pasuritë e qytetarëve po digjen, ndërsa Edi Rama zbukuron zyrat e pushtetit’, shkruan Klevis Balliu në mesazhin e tij me video.