Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dhoma blind ku “as muret s’kanë veshë”, ku u zhvillua biseda sekrete Trump-Zelensky
Në zemër të Berlinit, në katin e katërt të Kancelarisë Federale Gjermane, të njohur nga vendasit si “lavatriçe federale” (die Bundeswaschmaschine në gjermanisht) u zhvillua sot, 13 gusht, diskutimi i fshehtë mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump, në prani të liderëve evropianë. Siç shkruan Corriere della Sera, takimi u mbajt në një dhomë të blinduar, pa dritare dhe me sisteme sigurie të nivelit më të lartë, e projektuar për të shmangur çdo mundësi përgjimi, edhe përmes komunikimeve të koduara. Kjo “dhomë sekrete” është pjesë e Lagezentrum, në një nga dy krahët anësorë të ndërtesës. Në përditshmëri, aty zhvillohen mbledhje strategjike me ministrat, shërbimet e inteligjencës dhe delegacionet ndërkombëtare. Për këtë takim, as përkthyesit nuk u lejuan brenda, ndërsa Zelensky dhe zyrtarët e ngushtë të...