Trump paralajmëron Putin: Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse nuk pranon t’i japë fund luftës në Ukrainë të premten

Trump paralajmëron Putin: Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse nuk pranon t’i japë fund luftës në Ukrainë të premten

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar homologun e tij rus Vladimir Putin se Rusia do të ketë pasoja shumë të rëndë nëse nuk i jep fund sulmeve në Ukrainë deri të premten. BBC raporton se deklarata e presidentit të SHBA vjen si paralajmërim ndaj homologut të tij rus, me të cilin do të takohet këtë të oremte në Alaska. Trump theksoi se qëllimi i tij është i qartë: “Dua që lufta të mbarojë,” duke shtuar se, pavarësisht përpjekjeve të mëparshme, sulmet ndaj civilëve vazhdojnë. Ai nuk ka dhënë detaje të sakta për llojin e pasojave, por përdorimi i termit “pasoja të rënda” shihet si paralajmërim për masa të mundshme ekonomike, diplomatike apo ushtarake. Ekspertët ndërkombëtarë janë skeptikë se një ultimatum publik mund të ndikojë...