Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjatë një “bisede të mirë” me Trumpin, Ukraina dhe BE-ja kërkojnë që Rusisë t’i bëhet presion për paqe
Disa udhëheqës evropianë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i bënë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të mbrojë interesat fundamentale të sigurisë evropiane dhe ukrainase kur të takohet më vonë këtë javë me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë. Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se biseda më 13 gusht, dy ditë para se Trump të takohet me Putin në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaskë, ishte “shumë e mirë”, ndërsa kancelari gjerman, Friedrich Merz, e përshkroi video-konferencën si “konstruktive”. “Shpresojmë që tema qendrore në takimin [Trump-Putin] të jetë armëpushimi. Një armëpushim i menjëhershëm”, tha Zelensky në një konferencë për media në Berlin pas bisedës me Trumpin, ku ai mori pjesë së bashku me Merzin. Takimi mes Trumpit dhe Putinit synon gjetjen e...