Zjarri në Lefterhor të Delvinës, digjen edhe kosheret, bletët ‘pushtojnë’ fshatin

Zjarri në Lefterhor të Delvinës, digjen edhe kosheret, bletët ‘pushtojnë’ fshatin

Situata në fshatin Lefterhor në Delvinë paraqitet serioze, ndërsa zjarri ka djegur edhe kishën e fshatit. Aktualisht vatrat në këtë fshat janë shuar, por banorët i druhen rindezjes së tyre. Gazetarja e Top Channel Kristi Gongo raporton se zjarri vijon të jetë aktiv në mal, dhe sipas banorëve në orët e mbrëmjes i frikësohen flakëve që mund të zbresin sërish drejt fshatit. Ndërkohë zjarri ka djegur edhe disa koshere bletësh, teksa këto të fundit vërtiten nëpër fshat.   Top Channel