Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë F-35 ndjekin avionin luftarak rus

Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë F-35 ndjekin avionin luftarak rus

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell nga një bazë ajrore në Estoni në përgjigje të avionëve rusë si pjesë e misionit të patrullimit ajror të NATO-s. Ngritja e dy avionëve italianë u zhvillua si pjesë e një misioni patrullimi ajror të NATO-s. Objektivi ishte identifikimi i një avioni Antonov An-12 me radar të fikur dhe pa plan fluturimi gjatë rrugës për në enklavën ruse të Kaliningradit, mbi ujërat ndërkombëtare në Detin Baltik. Komanda Ajrore e NATO-s njoftoi se "Task Forca Ajrore Italiane, një detashment i Krahut të 32-të në Bazën Ajrore Ämari, ishte në gatishmëri të shpejtë 24/7" për të tilla situata. Po ashtu në deklaratë thuhet se F-35 italianë kanë demonstruar...