Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tragjedi në det! Mbytet varka me emigrantë në Lampedusa! 26 të vdekur, mes tyre dhe fëmijë
Një varkë me emigrantë është mbytur 12,9 milje në jugperëndim të ishullit të Lampedusës. Të paktën 26 persona kanë vdekur, ndërsa më shumë se 30-40 persona rezultojnë të zhdukur. Midis viktimave janë një foshnjë e porsalindur dhe tre të mitur, dy djem dhe një vajzë e vogël. Mediat italiane raportojnë se varka u vu re në orën 11:15 të mëngjesit nga një helikopter i njësisë detare të Guardia di Finanza që patrullonte atë pjesë të detit. Ushtria gjeti varkën të përmbysur me më shumë se 100 emigrantët që ishin nisur dy ditë më parë nga plazhet e Libisë veriore në ujë. 61 të mbijetuarit u transferuan në qendrën e Imbriacolës, ku iu ofrua edhe ndihma mjekësore.