Nga Anglia në Itali/ Portieri shqiptar firmos me klubin e njohur në Serinë A

Nga Anglia në Itali/ Portieri shqiptar firmos me klubin e njohur në Serinë A

Një tjetër lojtar shqiptar i është shtuar kampionatit Italian, portieri i talentuar i përfaqësueses dardane Arijanet Muriç. 26-vjeçari është huazuar te Sassuolo, por me të drejtë blerje në përfundim të këtij sezoni, ndërsa kostoja totale e kësaj lëvizje do të shkonte në 10 milionë euro. Tratativat mes Ipswich dhe italianëve vijuan për disa javë, ku më pas u gjet gjuha e përbashkët për kalimin e tij. Kjo është herë e parë që Muriç i bashkohet kampionatit Italian, ndërsa më herët ka provuar të luajë në Angli, Holandë dhe Spanjë, një pjesë të kohës ka qenë i huazuar. Qëndrimi te Ipswich nuk ishte aspak pozitiv, me lojtarin shqiptar që ishte i pafat, por dhe i pavëmendshëm duke shkaktuar gafa të ndryshme. Muriç është lindur e rritur...