Ne tani do të ikim pak nga pak

Ne tani do të ikim pak nga pak

Sergej EseninNe tani do të ikim pak nga pakNe tani po ikim pak nga pak që këtejDrejt vendit ku ka qetësi dhe gëzim.Mbase, shpejt edhe unë do duhet të ngrePlaçkat e mia mortore për në udhëtim. Pyje të dashura mështeknash!Ti tokë! E ju, rërëra të ultësirave!Përpara kësaj turme në vrapimNuk mund ta fsheh melankolinë. Kam dashur shumë në këtë botë,Gjithëçka që vesh mish dhe shpirt.Paqe mështeknave që hapin degëtE pasqyrohen në ujin e trëndafiltë. Për mjaft mendime kam rënë në heshtje,Shumë këngë brenda vetes kompozova.I lumtur jam mbi këtë tokë të zymtëPër gjithçka që jetova dhe frymova. I lumtur jam që kam puthur gra,Që shtypa lule, u shtriva mbi bar,Dhe që nuk qëllova kurrë në kokëMotrat tona kafshët, si i marrë. E di që atje...