Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Mbytet varka me emigrantë në Lampedusa, 20 të vdekur dhe 17 të zhdukur, mes tyre dhe fëmijë
Një tjetër varkë me emigrantë është mbytur 12,9 milje në jugperëndim të ishullit të Lampedusës. Mediat italaine raportojnë se varka u vu re në orën 11:15 të mëngjesit nga një helikopter i njësisë detare të Guardia di Finanza që patrullonte atë pjesë të detit. Alarmi u dha menjëherë dhe një varkë patrullimi e Rojës Bregdetare, një varkë patrullimi e Guardia di Finanza dhe një anije e tretë e Frontex iu përgjigjën vendit të ngjarjes për të ofruar ndihmën e parë. Ushtria gjeti varkën metalike të përmbysur dhe 97 emigrantët që ishin nisur dy ditë më parë nga plazhet e Libisë veriore në ujë. Numri fillestar i përkohshëm i të vdekurve ishte 20, por një raportim i dytë e çoi në 22 numrin e viktimave dhe...