Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Si porti i Durrësit u bë ‘han pa porta’ kur drejtohej nga Pirro Vengu! 6 mln euro të Ervis Çelës hynë në Shqipëri brenda 9 muajve
Gati 6 milionë euro cash, të ardhura nga trafiku i kokainës i nisur nga Paraguaj që ishte 'kuzhina' për tu shitur në tregjet europiane ka hyrë në Shqipëri brenda një periudhe të shkurtër prej më pak se një viti përmes portit të Durrësit. E ndërsa kokaina, tregtimi i të cilës sillte miliarda euro zbarkonte në portet e Europës, në portin e Durrësit hynin milionat e fituara nga ky trafik. Tufat, 5 mijë apo 10 mijë euroshe mbështilleshin me kujdes e fshiheshin në kuti çereali, termuse plazhi e çanta dhe hynin në Shqipëri. Në dosjen e hetimit të organizatës së kryesuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela zbulohet një nga linjat e transportit që janë përdorur nga grupi i trafikut të drogës për të sjell paratë...