Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            VIDEO/ Zjarri nga Delvina përhapet drejt Gjirokastrës, rrezikohet qyteti dhe fshati Lazarat
                            Flakët që nisën nga Bashkia e Delvinës kanë përfshirë malin e Sopotit dhe tashmë kanë hyrë në territorin e Bashkisë Gjirokastër. I favorizuar nga era e thatësira, zjarri kërcënon seriozisht qytetin e Gjirokastrës dhe fshatin Lazarat, duke rrezikuar territorin dhe banorët e zonës. Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës po punojnë me intensitet për të ndalur përhapjen e zjarrit, duke u mbështetur edhe nga banorët e fshatit Lazarat. Situata mbetet alarmante, pasi flakët kanë mbuluar një zonë të gjerë dhe çdo minutë konsiderohet kritike për kontrollin e zjarrit.