‘Miliona për inceneratorin, zero për emergjencat civile’, Tabaku: Shqiptarët vuajnë pasojat

‘Miliona për inceneratorin, zero për emergjencat civile’, Tabaku: Shqiptarët vuajnë pasojat

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar për situatën alarmante që po kalon vendi ynë nga zjarret. Sipas saj, shteti vetëm fajëson pushtetin vendor, ndërkohë që vendimet i merr vetë. Sipas Tabakut, në vitin 2020, vetëm një vit pas tërmetit, buxheti u amendua për t’i dhënë miliona inceneratorit të Tiranës, por asnjëherë për të forcuar emergjencat civile. Reagimi i Jorida Tabakut: “Në 2020, vetëm një vit pas tërmetit, buxheti u amendua për t’i dhënë miliona inceneratorit të Tiranës — por asnjëherë për të forcuar emergjencat civile     Në 2015, me duartrokitjet e shumicës, u miratua një “reformë territoriale” që në fakt ishte thjesht një reformë elektorale. Nuk u krijuan bashki për t’u shërbyer qytetarëve, por për të qepur kufij sipas oreksit të pushtetit. Pa...