Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rëndohet situata në jug të vendit/ Mali i Sopotit nën ‘pushtetin’ e zjarrit, rrezikohet edhe Gjirokastra
Flakët e zjarrit që nisën nga Bashkia e Delvinës kanë pushtuar malin e Sopotit dhe tashmë kanë hyrë në territorin e Bashkisë Gjirokastër. Zjarri i favorizuar nga era dhe thatësira, kërcënon edhe qytetin e Gjirokastrës dhe fshatin Lazarat. Forcat zjarrfikëse së bashku me banorë të Lazaratit po punojnë për neutralizimin e zjarrit.